Stresi e pëson keq, ja çfarë i bëri policia

  • A.P /
  • 07 December 2024 - 09:09
Stresi e pëson keq, ja çfarë i bëri policia

i Stresi, ka kryer 2 ditë më parë një shkelje rrugore të cilët e ka publikuar vetë në rrjetet sociale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Me mua nuk ekziston trafiku”, shkruante Stresi në rrjetet sociale.

 

Policia njofton se ka gjobitur Arkimed Lushajn, i cili shfaqet në një video në rrjete sociale duke parakaluar një varg automjetesh në sensin e kundërt të lëvizjes dhe duke përdorur dritat verbuese në zonë të banuar, në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”.

Po ashtu, reperit i janë zbritur 10 pikë nga patenta.

“Sektori i Policisë Rrugore i ka vënë drejtuesit të automjetit, shtetasit A. L., masën administrative 25 000 lekë, bazuar në nenet 146 pika 16, 141 pika 10, 146 pika 10 dhe 127 pika 3, të Kodit Rrugor.

Gjithashtu, i janë zbritur 10 pikë nga leja e drejtimit.”– njofton policia.

Image

(Kosova Sot Online)