
Lexoni edhe:
Deputetët e AAK’së vazhdojnë ta promovojnë Haradinajn si të duhurin për president
Shkruan: Xhevat Meha
Me arrestimin e Hashimit, janë përzier e pështjell fuqitë e veprimit të bosëve. Qendra e strukturave të fshehta serbe që kontrollon bosët e krimit në Kosovë pas arrestimeve nga Prokuroria e Kosovës në Hagë si po shihet ende nuk është e ristrukturuar dh riorganizuar.
Deputetët e AAK’së vazhdojnë ta promovojnë Haradinajn si të duhurin për presidentLexoni edhe:
Gjasat janë krejtësisht reale që ideja , apo propozimi për një tryezë të partive politike, për ta gjetur zgjidhjen rreth çështjes së Presidentit, do të dështon. Pra, gjetja e një zgjidhje për emërimin e Presidentit pres që të dështoj. Ky dështim vjen si rrjedhojë e rrethanave të krijuara pas arrestimit të Hashim Thaçit. Ka qenë marrëveshje e tandemit Hashimi & Isa që PDK të futet në qeverisje dhe Vlora Çitaku të bëhet Presidente. Kur këtë e ka kuptuar Ramush Haradinaj, doli me kërkesën që ai të bëhet President. Këtë ky e ka bërë për ta rritur pazarin, jo se realisht ka pritur që të bëhet President. Realizimi i këtij pazari tani është vështirë i realizueshëm. Ramush Haradinaj është njëfarë bosi i krimit, por që kontrollohet nga bosët tjerë. Ky është mësuar që në pazare të bosëve të nxjerrë përfitime të mëdha, ia ka dalë shpesh.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".