Me VOTËN “referendum” për NDRYSHIME , pas 14 shkurtit Kosova del nga izolimi i VUAJTUR 20 vjeçar i Popullit nga politika e KRIMINALIZUAR!

Me VOTËN “referendum” për NDRYSHIME , pas 14 shkurtit Kosova del nga izolimi i VUAJTUR 20 vjeçar i Popullit nga politika e KRIMINALIZUAR!
Me VOTËN “referendum” për NDRYSHIME , pas 14 shkurtit Kosova del nga izolimi i VUAJTUR 20 vjeçar i Popullit nga politika e KRIMINALIZUAR!

Faik Krasniqi

  • 12 February 2021 - 07:05

Shkruan: Faik Krasniqi

Më 14 shkurt do të jetë Referendum sepse do të largohen hajnat e hajdutet dhe zullumqarët e këtyre 22 viteve të pasluftës. Këta i pamë në këto 22 vite se kush dhe sa te keqinj ishin. Se si do ta udhëheqin shtetin keta qe po vijne , këtë nuk e dimë. Por më të dëmshëm se këta qe po ikin nuk do të jenë. Mrekulli nuk pres. Për çështje primare duhet të fillojnë qysh në start të merren me to, çështje që janë urgjente. Zhvillimi ekonomik, Vettingu, shëndetësia dhe arsimi. Për zhvillim ekonomik kam thënë edhe më herët, që duhet të themelohet një fond për investime, dhe prioritet t‘i jepet bizneseve Start-up dhe atyre qe rriten.

Është jetike dhe shpejt të themelohet ky fond, sepse popullata e sidomos të rinjtë duan të ikin në mundësinë e parë nga ky vend. Nëse punojnë mirë atëherë do rrinë goxha gjatë në pushtet. Nëse nuk punojnë mirë, atëherë ata që i kanë votuar nuk dalin më në zgjedhje të votojnë për shkak të zhgënjimit, dhe na kthehen hajnat prapë në pushtet. Edhe Diaspora është mobilizuar fuqishem si asnjehere me pare për t‘i larguar këta hajna e hajdut nga pushteti, prandaj duhet të punojnë mirë dhe drejtë. U duhen njerëz të ndershëm dhe profesionistë te deshmuar , dhe jo vetëm me njerëz të partisë!

-Qe 22 vjet kane qene ne pushtet, kane vjedh e plaqkitur , i kane bere vetes privilegje te llojllojshme, kane paguar bileta biznes klasë të aeroplanit me para të popullit, kanë blerë toka per vetem 1 euro arin, kanë ngrënë e kanë pirë shtrenjtë, kanë punësuar në postet më të mira familjare, farefis e militante, arsimin e shëndetësinë e kanë rrëzuar përtokë, për ekonomi s'kemi çfarë të flasim, kanë shkolluar fëmijët jashtë shtetit me paratë tona. Me një fjalë ata jetojnë në luks. Për fajin e tyre Kosovën e kanë lëshuar me mijëra e mijëra njerëz. Edhe shumica në mundësinë e parë do të iknin. Të pangopurit e zhvatesit prapë e duan pushtetin.

Ata serish thone : Ne dhe vetëm ne. Lëshoni radhën edhe të tjerëve. Doni me vdekë në pushtet! Në këto zgjedhje do i votojmë partitë politike jo për shkak të programit, sepse program politik nuk kanë. Programe kanë por ato nuk janë serioze. Thjeshtë fontanë dëshirash. Në çdo palë zgjedhje kanë paraqitur programe politike që as vetë nuk i kanë besuar. Mbi 200-300 mijë vende të reja të punës, zhvillim ekonomik, fonde të ndryshme për investime, luftimin e korrupsionit, liberalizim të vizave, cilësi në arsim dhe shëndetësi. E gjëra të tjera. Asnjërën dhe as tjetrën nuk i kemi pasur kurrë. Akoma jemi vendi më i izoluar në Evropë. Përveç eksportit të njerëzve drejt vendeve të perëndimit!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".