Pastrimi i Bordeve të ndërmarrjeve publike, fillimi i shembjes së piramidës së krimit

Pastrimi i Bordeve të ndërmarrjeve publike, fillimi i shembjes së piramidës së krimit
Pastrimi i Bordeve të ndërmarrjeve publike, fillimi i shembjes së piramidës së krimit

Dardan Grapci

  • 29 June 2021 - 16:00

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Duhet të vlerësohet në mënyrë reale puna dhe mos puna, suksesi eventual dhe dështimi, për ta adresuar si duhet dhe pa gabuar ndaj askujt, duke i shkarkuar të gjithë ata që kanë dëmtuar interesin publik, të cilët kanë qenë të emëruar në të kaluarën me çelësin e krimit, dhe kanë bërë lidhje klanore dhe grupe të interesit politik.

Kërkimi për llogari dhënie dhe përgjegjësi konkrete, për performancë të dobët , për keq menaxhim të ndërmarrjeve publike është dashtë të ndodhë që kaherë gjatë viteve të kaluar, nga Qeveritë e kaluar e jo të bëhen vazhdimisht lëshime apo ti mbyllin sytë duke lejuar e mos shikuar se kush po vjedhë apo nuk po e kryen e detyrën e siç duhet. Edhe nëse ka ndodhur ndonjë rast i ndryshimeve, “ndëshkimeve” duke kërkuar llogari, në vitet e kaluara nga qeverisjet e korruptuara, me shkarkimin e bordeve të ndërmarrjeve publike vetëm sa është për ndryshimi i interesave të përfitimit. Tani më është mbushur kupa dhe ligjshmëria dhe përgjegjësia duhet të vihet para secilit. Kjo që po ndodhë tani nëpër bordet e ndryshme të ndërmarrjeve, duhet të konsiderohet si fazë fillestare e dekriminalizimit dhe e një paravetingu, kështu që menjëherë pasi që të përfundojnë këto kërkime për llogaridhënie dhe shkarkime.

Qeveria aktuale duhet urgjentisht ta instalon një norme të re të përgjegjësisë për çdo nivel të personelit, për çdo udhëheqje kolektive dhe individuale nëpër ndërmarrje publike, dhe tu kërkohet llogari dhe raport periodik dhe vjetor të punës së tyre. Ata persona që nuk pranojnë ta bëjnë këtë, duhet të shkarkohen dhe të hetohen nga prokuroria për keq-menaxhim dhe abuzim gjatë detyrës në punë.

Kështu duke i përcjellë së afërmi testohet përgjegjësia e tyre ndaj detyrës zyrtare dhe interesit publik. Ish qeveritarët e mandateve të kaluar nuk kanë pse të tmerrohen, sepse ka qenë e ditur që një ditë të gjitha të zezat që i kanë bërë, duhet të dalin para drejtësisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".