Shpend Ahmeti në kohë pandemie nënshkruan kontratë prej 100 mijë euro,për përfaqësim ligjor pa procedura të hapura të prokurimit

Shpend Ahmeti në kohë pandemie nënshkruan kontratë prej 100 mijë euro,për përfaqësim ligjor pa procedura të hapura të prokurimit

Gani Qarri

  • 15 July 2021 - 07:28

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Komuna e Prishtinës edhe në përfundim të mandatit të matrapazit Shpend Ahmeti, vazhdon të shquhet për skandalet e saj marramendëse mafio-ekonomike, duke shfrytëzuar çdo mjet dhe mundësi, qoftë edhe atë më minimale, duke abuzuar hapur me ligjin, për përfitime personale përmes rrugëve të kundërligjshme deri te mënyrat më kriminale të abuzimit me parat e taksapaguesve të kryeqytetit!

Duke nënshkruar kontratë përmes procedurës së negociuar "fshehurazi" dhe pa publikim të njoftimit publik për kontratë, pra pa veprim transparent dhe pa tender të hapur, ka zgjedhur rrugën më të shkurtër të paligjshme duke shkuar deri atje sa komuna e udhëhequr nga Shpend Ahmeti, të angazhonte edhe një biznes të dyshimtë si ‘Avokatura Istrefi’ shpk, që ishte një veprim tërësisht i kundërligjshëm dhe binte në mënyrë të drejtpërdrejtë në konflikt interesi, për vet faktin se në garë për tenderin e parë, vet kjo avokaturë ishte eliminuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të kërkuar me tender.

Për aq më tepër matrapazi Shpend Ahmeti, vitin e kaluar edhe në kohë pandemie, nuk ngurroi të vijonte me shkeljen e ligjit, kësaj radhe edhe për një tender të përfaqësimit ligjor të vet Komunës që udhëheqë në mënyrën si di vetëm ai, ani pse këtë akt, ka mundur ta bënte përmes avokaturës së shtetit që është në kompetencë të Komunës së Prishtinës si- Avokati publik komunal dhe jo të paguaj kundërligjshëm me parat e taksapaguesve të Prishtinës, kompani të dyshimta private.

Pra vet fakti se komuna e Prishtinës, ka nënshkruar edhe në kohë pandemie, një kontratë në vlerë prej 100 mijë euro për përfaqësim ligjore pa procedura të hapura të prokurimit, dhe atë me një kompani të dyshimtë private, është një veprim tjetër, tejet i rëndë kundërligjor i të parit të Prishtinës dhe një puro abuzim i radhës së vet Shpend Ahmetit dhe vartësve të tij, në kohën më të rëndë të përballjes me Covid-19, kur shumë qytetar vuanin për shumëçka, vetëm për përfitim të veta personale dhe të vartësve të tij.

Dhe siç del nga aktet poseduese, komuna e Prishtinës pas disa vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit, ka zgjedhur rrugën më të shkurtër e të paligjshme duke nënshkruar kontratë përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, pra pa tender të hapur, duke angazhuar një biznes të dyshimtë, si ‘Avokatura Istrefi’shpk, që ka qenë në garë në tenderin e parë, porse ishte eliminuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të kërkuar me tender.

Ndërsa megjithëse vlera e parashikuar për këtë projekt ishte hiq më pak se 100 mijë euro, Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga Shpend Ahmeti, ka publikuar vetëm shumën e përmbledhur për shërbimet e kërkuara që është 118,91 euro, një kontratë e lidhur me procedurë të negociuar, përderisa Komuna e Prishtinës përpiqet të na bind, se kinse i kishte ftuar dy kompani për oferta, veprim që dëshmon publikisht, se megjithatë, nuk ishin ftuar të gjitha kompanitë të cilat kishin ofertuar në tenderin e parë, që të dorëzonin ofertat e tyre edhe në tenderin e shpallur sipas procedurës së negociuar.

E gjithë kjo dëshmon edhe njëherë më tepër, se matrapazi Shpend Ahmeti, para se ta përfundojë edhe këtë mandat, po e shfrytëzon çdo rast dhe mundësi, për të abuzuar me ligjin, për përfitime personale përmes rrugëve dhe mënyrave më kriminale! Ndaj doemos, lind pyetja e patejkalueshme, se perse as Prokuroria speciale e Republikës së Kosovës dhe mekanizmat tjerë shtetëror “Antikrim e antikorrupcion” nuk reagojë ashtu siç i obligon detyra dhe ligji, e sidomos prokurori special Milot Krasniqi prokuror i çështjeve te këtij grupi dhe veçanërisht Kryeprokurori special i Prokurorisë speciale Blerim Isufi, të cilët të dy bashkë vazhdojnë të bëjnë gjumë të rehatshëm si mbi jastëk, përmbi dosjet kriminale te Shpend Ahmetit , Dardan Sejdiut , Ardian Ollurit , Genc Bashotes dhe grupit te tij kriminal, përderisa në sirtarët e tyre vijojnë ndër vite, ti mbajnë disa dhjeta Kallëzime penale për korrupsion e krim te organizuar te parashtruara qysh nga viti 2016.

Madje duket se në fakt për mese 5 vite rresht, vet këta po ua bëjnë edhe AVOKATINE kriminale, të dyshuarve, nga Zyrat e shtetit ne PSRK ne vend fshehte jo transparente, duke lënë të pa trajtuara paditë e parashtruara penale, para shumë vitesh për korrupsion e krim te organizuar ne Komunën e Prishtinës!!!. Siç thuhet në shënimet ekzistuese, në tenderin e parë i cili është hapur me 8 nëntor të vitit 2019, kanë marrë pjesë këta 4 operatorë ekonomikë, si: “Jupolli&Associates”, “Avokatura Istrefi”, “Ardita Morina”, “Deloitte Kosova; Halil Palaj”, por me datë 18 dhjetor 2019 ishin eliminuar për arsye se nuk ishin “administrativisht të përgjegjshëm”.

Pikërisht për këtë veprim të dyshimtë, më pas kishte ankesa në shkallën e parë dhe të dytë, përkatësisht në Komunën e Prishtinës si autoritet kontraktuese, si dhe në Organin Shqyrtues të Prokurimit, për të cilat OSHP-ja kishte lëshuar dy vendime të ndryshme.

Në vendimin e muajit shkurt, OSHP-ja kishte marrë vendim me të cilin miratonte pjesërisht ankesën e operatorit ekonomik Avokat ‘Ardita Morina’ në lidhje me tenderin në fjalë. Ndërsa nisur nga të dhënat e bazuara të ekspertit të prokurimit, OSHP-ja, kishte ardhur në përfundim se anulimi i tenderit është bërë në harmoni me Ligjin e LPP-së, me arsyetimin se oferta e operatorit ankues nuk ka plotësuar kërkesën e autoritetit kontraktues. OSHP, kishte vërtetuar edhe vendimin për anulimin e tenderit nga ana e komunës së Prishtinës, ndaj, operatori “Ardita Morina” sërish ishte ankuar në OSHP kundër vendimit për anulim të tenderit. Megjithatë Organi Shqyrtues i Prokurimit sërish i kishte dhënë të drejtë Komunës së Prishtinës për anulimin e tenderit, me arsyetimin se oferta e operatorit ekonomik në fjalë, nuk ishte konform kërkesave dhe nuk ka pasur oferta të tjera, duke dalë me konstatimin se anulimi i tenderit, nga komuna e Prishtinës duhej të mbetej në fuqi. Por ajo që bie në kundërshtim të hapur me praktikat normale të veprimit, është fakti se këto shërbime komuna e Prishtinës ka pasur mundësi ti realizonte edhe përmes avokaturës shtetërore dhe jo të angazhonte kompanitë dyshimta private, pa asnjë nevojë, për të rënduar dhe keqpërdorur edhe më tej, buxhetin e komunës edhe ashtu të varfër, duke paguar kundërligjshëm dhe pa asnjë të drejtë kompani të dyshimta private, të involvuara edhe në konflikt interesi, me parat e taksapaguesve të Prishtinës.\

Kështu që edhe vet Avokati i Përgjithshëm Shtetëror ka pohuar se duke marrë parasysh rolin dhe funksionin që ka ky institucion, është mjaft mirë i mbuluar me akte ligjore, pavarësisht sfidave të cilat e ngarkojnë punën e tyre, pasi që ka një numër prej rreth 20 mijë lëndëve, për trajtim brenda vitit, për çka stafi prej 9 avokatëve shtetëror, thotë se ka nevojë për rritjen e numrit të tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".