Kapësit e shtetit për dy dekada nuk pyesin për rrezikun e shëndetit të qytetarëve

Kapësit e shtetit për dy dekada nuk pyesin për rrezikun e shëndetit të qytetarëve

Hajrullah Tërnava

  • 14 September 2021 - 07:14

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Kurdo që mbahen këto zgjedhje  qytetarët duhet ta ndalen e gjykojnë mirë kur të dalin e t'i votojnë për ata apo ato, që janë kundër jetës dhe shëndetit të tyre, dhe të mirave ne përgjithësi që i shërbejnë popullit, dhe populli si sovran i zgjedhjeve, edhe vetë ta vlerësoj edhe për këtë kohë të shkurtë të qeverisjes se kësaj Qeverie në pushtet, duke i krahasuar me qeverisjet e më parmë se a ka pasur ndonjë “gaf” apo përplasje kriminale ligjore, si qeveritë e kaluara që në ato periudha kohore kishin raste të humbjeve të milionave të shume aksioneve, qofshin bankare, autostradave, dhe krime të tjera të përditshme të atyre kohërave.

Partitë politikë në këto rrethana të zhvillimeve që po ndodhin në Kosovë, e sidomos të Covidit 19, që ka marr përmasa të mëdha të përhapjes dhe infektimi vetëm që po zgjerohet, prandaj edhe vdekshmëria ne popullate tani është në rritje e sipër, që është për tu shqetësuar nga kjo situatë çfarë po i ndodhë popullit të Kosovës. Por partitë opozitare, si ish qeverisës që ishin mbi 20 vite në pushtet,  e kanë humbur orientimin dhe s’po mundë  të  pajtohen, sepse  e kanë të qartë që në mënyre demokratike nuk mundë ta rrëzojnë  Qeverinë Kurti, mbasi ajo e ka shumicën absolute mbi 50%.

Kjo është arsyeja pse opozita si e bashkuar po tenton në të gjitha mënyrat që ti kundërshtojnë vendimet e kësaj qeverie, dhe të gjitha ato  gjëra që i propozon pozita, opozita i kundërshtinë ato, duke u munduar ta paraqet qeverisjen si jo të suksesshme. Prandaj  tash  i kemi edhe këto qëndrime  të partive politike  në opozitë kundër pezullimit për disa kohë të procesit zgjedhor. Me këtë  ata po e tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë  kundër interesit qytetar dhe shëndetit të rrezikuar në nivel kombëtar, sidomos  pas publikimit të rekomandimeve të IKSHP-së, që për një afat të pranueshëm kohor të  shtyhen zgjedhjet lokale të këtij viti, për shkak të  rritjes së pandemisë e cila sipas vlerësimit të ekspertëve të OBSH-së ka tendencë të zgjerimit akoma më të rrezikshëm, por më veçantë është e theksuar në Kosovë, me dalje të plotë nga kontrolli që kishte muaj më parë.

Gjithsesi se tani po dëshmohet katërçipërisht që lakmia për pushtet e humburve të zgjedhjeve të vitit të kaluar është aq e madhe sa që janë gati ta rrezikojnë akoma më shumë edhe shëndetin e  qytetarit, vetëm për ta shfrytëzuar këtë fatkeqësi të nivelit global dhe kapur një fije s’do të vogël të pushtetit, duke u kacavjerrë diku në nivelin loklal. Gjithsesi se ky është një  kundërshtim politik që po i bëhet rekomandimit të IKSHP-së dhe ekspertëve për shtyrje të zgjedhjeve, një argument plus për qytetarët që të mos votohen këto parti politike, kurdo që mbahen zgjedhjet, sepse po e shpërfaqin ashiqare egon e tyre kriminale për ta kapur pushtetin, kurse janë kundër konstatimeve dhe rekomandimeve të ekspertëve vendor e botëror për të qenë të kujdesshëm dhe në funksion të ruajtjes së shëndetit të qytetarit, votuesit potencial nga i cili edhe e kërkojnë votën për të jua besuar pushtetin. Ish pushtetarët tani po tregohen arrogant, sepse ata ishin që Kosovën e qeverisen tani e mbi 20 vite, dhe po e kanë të qartë se nëse shtyhen zgjedhjet ata do të kenë shansa te vogla që ti fitojnë zgjedhjet lokale, prandaj po tregohen kaq arrogant ish pushtetarët duke mos dëgjuar dhe pranuar faktin se shtyrja e zgjedhjeve komunale është  çështje e ruajtjes së shëndetit publik, por jo e kalkulimit të 'krimit politik partiak' ,kush fiton e kush e humb pushtetin. Këto përplasje tani po e dëshmojnë që kanë filluar akoma pa shkuar në konsultime me ftesë të Presidentes tek politika në Kosovë, qe nuk ka një dëshmi kjo që është provuar në shumë situata delikate të zhvillimeve në Kosovë, dhe po vihet në pikëpyetje edhe tani.

Qytetarët janë dëshmitar me kujtime të freskëta  edhe për grusht shtetin e rrëzimit të 'Qeverisë Kurti-1' që ishte qasje jo humane, dhe në kushtet e përhapjes dhe mbylljes nga 'covidi-19' kur partitë politike që iniciuan "shkarkimin" u bënë bashkë me motivin e ardhjes në pushtet, nën pretekstin, se kinse 'Kurti' po na prish me amerikanët". Edhe tani kur ka vdekje jashtë çdo norme të shkaktuara nga CORONA, në përmasave të mëdha ditore, partitë politike janë të përqendruara e të shfrenuara, në të mirat e përfitimit personal e grupore, nga marrja e pushtetit, e jo brengosje e interesit të përgjithshëm e sidomos shëndeti publik. Qytetarët duhet të vlerësojnë vetë, se a ia vlen votimi për ata dhe ato kur në këto rrethana, partitë politike nuk kanë ndjeshmërinë më të vogël për shëndetin e qytetarëve, duke vrapuar për pushtet edhe me çmimin e rrezikimit të  shëndetit të tyre nga "virusi infektues".

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".