Kosova është shtet dhe pikë!

Kosova është shtet dhe pikë!
Kosova është shtet dhe pikë!

Blerim Burjani

  • 22 September 2021 - 19:02

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Kjo është e qartë se Kosova po reagon normal dhe si shtet, andaj tas e tutje Serbia duhet të mësohet me masat e kësaj natyre, trajtimi duhet të jetë i barabartë.

Serbia nuk duhet të rritë dhe ngritë apo nxitë probleme rreth targave , kjo nuk është çështje që përbën diçka kapitale në relacionet Kosovë -Serbi. Serbia duhet të kuptoj se Kosova është shtet tjetër është çështja se e pranon a jo! Me rëndësi është se Serbia duhet të pranoj se ka reciprocitet në trajtim të barabartë subjekteve juridike , veprimi i Qeverisë është mirëpritur nga të gjithë në Kosovë. Marrëveshja ka skaduar, andaj kjo çështje ka përfunduar. Serbia po i zmadhon gjërat , kjo nuk mund të jetë arsye për tensionim të relacioneve. Kjo është e qartë se Kosova po reagon normal dhe si shtet, andaj tas e tutje Serbia duhet të mësohet me masat e kësaj natyre, trajtimi duhet të jetë i barabartë.

Reagimi i Serbisë për targat dhe reciprocitetin,  duke mbajtur edhe  takimin me Këshillin e Sigurisë Kombëtarë te shtetit serb duket skizofreni e llojit të vetë, e pakuptimtë. Reciprociteti parashihet në marrëveshje dhe asgjë nuk ka ndodhe që nuk është ditur. Pra Serbia merr shkas për të ju drejtuar Brukselit se a ekziston marrëveshja për lirin e lëvizjes, dhe kërkesën e dhunshme që BE të deklarohet brenda një muaji edhe  për marrëveshjen për lirinë e lëvizjes dhe themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, pastaj dhënien e licencës dy kompanive serbe për menaxhim të rrymës në Veri të shtetit të Kosovës.  Pra Vuçiq kësaj herë i ka vendosur një lloj ultimatumi BE-së që brenda një muaji të merr përgjigje nga Brukseli, BE për një varg qeshjesh, duke përfshirë këtu edhe Asociacionin e Komunave Serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".