Shpend Ahmeti po i shfrytëzon edhe ditët e fundit të mandatit për tu pasuruar personalisht e kriminalisht!

Shpend Ahmeti po i shfrytëzon edhe ditët e fundit të mandatit për tu pasuruar personalisht e kriminalisht!

Hajrullah Tërnava

  • 24 September 2021 - 07:15

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Tash Shpend Ahmeti po i harxhon 300 mijë euro, në projekte të cilat pa asnjë problem kanë mundur të realizohen gjatë muajve e viteve të kaluara në mandat të rregullt dhe jo tani në ikje turr e vrap e madje edhe në kushte aspak të përshtatshme klimatike, në vjeshtë, që mundë të ndikojnë negativisht në zvarritje dhe në kualitet të punimeve.

Pushtetarët që kanë qenë gjatë në pushtet, sikur kryetari i Prishtinës që ishte qe 8 vite, dhe kur e kanë të qartë se më nuk kanë shanse të qëndrojnë në ato poste të larta shtetërore, qendrore apo komunale, atëherë atyre iu intereson vetëm që të pasurohen skajshëm, dhe ta shfrytëzojnë këtë shans që ndoshta më nuk do të ju jepet. Prandaj është e qartë se edhe kryetari në detyrë i Prishtinës Shpend Ahmeti, po vazhdon që edhe ditët e fundit të mandatit ti shfrytëzon për ta shpenzuar buxhetin e komunës, me plotë dyshime se këtë po e bënë në interes të përfitimit korruptiv material e personal.

Sikur të kishte funksionuar si duhet ligjshmëria në këtë shtetin tonin, tani do i kishim punët ndryshe, sepse vetëm për kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin çfarë dhe sa është shkruar me fakte dhe argumente për abuzimet me ligjin, për korrupsion në fushën e ndërtimeve, do të mjaftonin që vetëm një e treta e atyre fakteve të argumentohen dhe të zbardhen nga drejtësia. Shpend Ahmeti ka filluar të mendon 100% vetëm për interesin e vetë, që kur e pa vdekjen politike me sy, që nga ajo koha kur konkurroj për deputet të parlamentit dhe nuk i fitoj votat. Prej atij momenti, Shpend Ahmeti çdo veprim që e ka bërë në mandatin e tij si qëllim e ka pasur pasurimin e tij, prandaj këtë po e bënë edhe tani, vetëm pak ditë para se ta lëshoj pozitën e kryetarit, në kohën kur nuk e ka legjitimitetin e vendimmarrjes për projekte të mëdha kapitale.

Pra derisa kanë mbetur më pak se një muaj prej se kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk do të jetë më në pozitën e të parit të kryeqytetit, kjo situatë me mandat pezull nuk i ka penguar atë dhe komunën që të planifikoj një shpenzim në vlerë 300 mijë euro për një Kontratë “urgjente” për ndërtimin e fushave sportive në Komunën e Prishtinës', për të cilën Kuvendi Komunal ka hapur njoftim për kontratë. Në dosjen e kontratës nuk bëhet e ditur se sa fusha sportive do ndërtohen, përveç përshkrimit teknik të punëve, që lë akoma më shumë dyshim për abuzim dhe projekt korruptiv në këtë fund mandate.

Elektorati i cili do te përcaktohet ne muajin e ardhshëm për kryetarin e ri te Prishtinës, duke i pasur parasysh veprimet kriminale të mëparshme, e sidomos të Shpend Ahmetit, e duke e pas parasysh së fundi që u përcaktuan që LVV-së ti japin mbi 50% të votave, si dëshpërim nga ato qeverisje kriminale të më parme që e qeverisën Kosovën mbi 20 vite, prandaj të njëjtën gjë duhet ta ketë obligim edhe tani për kryetarin e Prishtinës, dhe tani duhet të merr edhe guximin, pasardhësi i Shpend Ahmetit në krye të komunës së Prishtinës, që ti fus në hetim dhe auditim të gjitha projektet e mandatit qeverisës së Shpend Ahmetit, pasi ekzistojnë dyshime të bazuara , por edhe konstatime nga Zyra e Auditorit Kombëtar për shkelje të ligjit dhe të procedurave në shumë raste që mundë ta paralizojnë si aktin vendimmarrës të kryetarit dhe vartësve të tij.

Pa një luftim serioz te krimeve ne përgjithësi, e sidomos të krimeve të kryera nga kokat e larta të pushtetarëve, Kosova nuk mundë të lëvizë para drejtë qëllimeve të saja, si në BE dhe Liberalizimin e vizave, dhe një luftim i tillë edhe faktori ndërkombëtar do të bindet se në të vërtetë Qeveria në pushtet po e lufton krimin ashtu si duhet, sikur që kërkonin ndërkombëtarët, që luftimi i krimit të ndodhë nga kokat e larta të shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".