Kosova ka forca të mjaftueshme politike dhe akademike për punët e mëdha në fushën diplomatike!

Kosova ka forca të mjaftueshme politike dhe akademike për punët e mëdha në fushën diplomatike!
Kosova ka forca të mjaftueshme politike dhe akademike për punët e mëdha në fushën diplomatike!

Muhamet Kelmendi

  • 07 October 2021 - 07:01

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Raportet me shtetin serb, sikur që po shihet realiteti, janë të rënda. Serbia e konsideron Kosovën akoma pjesë të saj. Ky shtet nuk po mundë të pajtohet se e ka humbur luftën më 1999 në Kosovë dhe tash Kosova është shtet i pa varur- Republikë. Mbështetur në idenë e Kosovës serbe po ndermirën edhe aksione të shumta kundër Kosovës. Ato po drejtohen kundër Kosovës dhe tash ka një kohë që Serbia po bënë propagandë për tërheqjen e njohjeve të bëra kundruall Republikës së Kosovës. Në këtë anë Serbia ka pasur edhe shumë sukses kurse diplomacia kosovare është mbetur mbrapa sepse nuk po shfrytëzohen kapacitetet politike, akademike dhe profesionale.

Kosova është treguar jo aktive në punën politikës së jashtme. Edhe tash akoma është në gjumë të thellë. Pasi ka kohë që është humbur hapi diplomatik, Kosova fare nuk po angazhohet për të ecur përpara në fushën diplomatike. Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e diasporës nuk po dinë ta bëjnë punën. Ambasadat janë akoma në një numër të madh pa personel zyrtar ose me personel, por me përgatitje diolomatike të dobët dhe kështu është edhe përfaqësimi.

Nuk po bëjmë punë nëpër organizata dhe në shtete. Kemi rënë në gjumë të rëndë. Kosovës i duhet një Ministër i Punëve të jashtme shumë i përgatitur dhe që ka mundësi të krijojë lidhje të forta. Edhe diasporën e kemi lënë në gjumë. Ajo nuk po vepron. Ajo është lënë nën mëshirën e fatit. Për atë nuk po kujdeset askush. Mu diasporën kërkohet ta futim në veprim kudo që ajo vepron dhe punon me kualitetet e ndërtuara profesionale, politike dhe akademike e shkencore.

Nëpër vendet ku gjendet diaspora shqiptare-kosovare, dihet që shumica kanë krijuar lidhje të mira. Ato lidhje duhet shfrytëzuar. E kjo bëhet vetëm kur kemi një ministri të aftë dhe mirë përgaditur për punë. Askund nëpër botë nuk kemi përfaqësim adekuat. Në Republike duhet të veprojnë dhe të manifestojnë shumë organe te jashtme. Por, suksesi jashtë vendit varet nga suksesi brenda vendit. Zhvillimi ekonomik, ruajtja e sovranitetit dhe lufta kundër krimit janë disa faktor që ia hapin rrugën Republikës edhe në bote. Duke dal në dialog me Serbinë, pa parime dhe me tema të brendshme, është bërë një punë e dëmshme edhe në fushën e njohjes ndërkombëtare. Shtetet po presin aktin final midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu nuk po vepron as Kuvendi. Komisioni në raportet me politikën e jashtme kërkohet që të ju drejtohet kuvendeve të shteteve në botë dhe të kërkoj kontakte dhe takime. Këtu mundë të ndihmojnë shumë mërgimtarët tanë të vendosur anë e këndë botës. Prandaj, si qeveria, ashtu edhe kuvendi duhet të angazhojnë diasporën në raporte me shtetet dhe organizatat ndërkombëtare. Populli ynë është i fuqishëm e këtë fuqi duhet shfrytëzuar. Kurrë nuk patëm vizita me diasporën me jashtë. E kemi bërë praktikë që në verë të fotografohemi me mërgimtarët, ndoshta të mbajmë ndonjë takim dhe me atë po kënaqemi. Po bëjmë foto etj. Mërgimtarët duhet të futen në veprim.

Ata kanë edhe fuqi vepruese politike e diplomatike. Lidhjet i kanë dhe mundë të ndihmojnë shumë. E për këtë duhet një qeveri funksionale dhe e përgatitur për punë diplomatike. Kemi mundësi të organizojmë edhe grupe punuese për punë diplomatike. Forca intelektuale e profesionale ka mjaftueshëm Republika e jonë por nuk po shfrytëzohen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".