Shpend Ahmeti shkarkon drejtorin e Stacionit të Autobusëve, pak ditë para largimit nga pozita e kryetarit!

Shpend Ahmeti shkarkon drejtorin e Stacionit të Autobusëve, pak ditë para largimit nga pozita e kryetarit!
Shpend Ahmeti shkarkon drejtorin e Stacionit të Autobusëve, pak ditë para largimit nga pozita e kryetarit!

Dardan Grapci

  • 14 October 2021 - 12:28

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Kjo ndërhyrje e Shpend Ahmetit për shkarkimin e drejtorit ekzekutiv te NP Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, pak ditë para se ta lë mandatin e kryetarit, është edhe një fakt për prokurorinë themelore në Prishtine e cila duhet të ndërhyj menjëherë pas 17 tetorit dhe ta heton deri në palcë Shpend Ahmetin me klanin e tij, dhe ti arrestoj, e mos ti lejojnë që të bëjnë vepra kriminale edhe në të ardhmen.

Shkarkimi i Luan Hotit nga pozita e Krye shefit të stacionit të autobusëve në Prishtinë, me urdhër të Kryetarit aktual Shpend Ahmeti është një sjellje e skajshme arbitrare dhe skandaloze e të dështuarit dhe të korruptuarit Shpend Ahmeti, i cili duke parë veten që është zhytur deri në maje të kokës në krim e korrupsion, i ndjek ata që nuk futen në ujërat e pista ku dëshiron ai. Do të ishte veprim i domosdoshëm që ta ndërmerr kryetari i ri i Prishtinës, që vjen pas zgjedhjeve të 17 tetorit që ta kthej ligjshmërinë në vend duke analizuar rrethanat e ndërhyrjes së Shpend Ahmetit dhe bordit të kontrolluar nga ai, dhe ta rikthen përsëri në punë krye shefin e larguar Luan Hotin.

Në këto dit të mbetura të fundit të mandatit të kryetarit të Prishtinës, po shihet ashiqare se si Shpend Ahmeti po tenton që ti shkarkon nga pozitat udhëheqëse nëpër ndërmarrjet që i menaxhon komuna, të gjithë njerëzit e duhur, dhe ti punëson ata që punojnë në të ardhmen për interesin e tij, dhe që vazhdojnë të ja mbushin xhepin me pare të thata, pa mund dhe pa djersë. Prandaj edhe unë si njohës i këtyre rrethanave të qeverisjes së dështuar e të korruptuar për këto 8 vite mandat të Shpend Ahmetit, kërkoj që për këtë problem serioz të reagoj edhe prokuroria duke e marr në hetim Shpend Ahmetin, por edhe ambasada britanike në Kosove, duke kërkuar urgjentisht kthimin në punë të Luan Hotit, pasi që ka qenë konsulenca e kësaj ambasade që i ka dhënë notën më të lartë të vlerësimit për atë vend, pune, dhe pastaj ai e ka fituar të drejtën në konkurs që të zgjidhet në mesin e kandidatëve si kandidati më adekuat për atë pozitë.

Stacioni i autobusëve në Prishtinë është e vërtetë që ka ngarkesë të madhe nga kompanitë private të autobusëve, por duhet të përmendet për organizimin korrekt të shërbimeve që ofron dhe të koordinimit dhe njoftimit të orareve të linjave me rëndësi, por edhe shitjen e biletave me çmim mesatar, duke mos e ngarkuar atë së tepërmi me provizion për shërbimet në sportel.

Kjo ndërhyrje e Shpend Ahmetit për shkarkimin e drejtorit ekzekutiv te NP. Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, pak ditë para se ta lë mandatin e kryetarit, është edhe një fakt për prokurorinë themelore në Prishtine e cila duhet të ndërhyj menjëherë pas 17 tetorit dhe ta heton deri në palcë Shpend Ahmetin me klanin e tij, dhe ti arrestoj, e mos ti lejojnë që të bëjnë vepra kriminale edhe në të ardhmen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"