Nëse të shqelmon populli, as dreqi nuk mund të gjejë ilaç, Jo Edi Rama!

Nëse të shqelmon populli, as dreqi nuk mund të gjejë ilaç, Jo Edi Rama!
Nëse të shqelmon populli, as dreqi nuk mund të gjejë ilaç, Jo Edi Rama!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 26 December 2021 - 11:24

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Lulzim Basha, ik bashkë me brava dhe me  çelësa, lëri dyert hapur të Selisë së PD-së, sepse më 5 janar 2022, mund të bësh gabimin e dytë politik të pakorrigjueshëm. –Lulzim Basha, ata “mentorë”, që të  thonë, “rri, mos e liro zyrën”  e PD-së, ata janë armiq jo vetëm të PD-së, por edhe të demokracisë, të stabilitetit, të sigurisë, të rendit dhe të paqes  së Shqipërisë.  –Burrëria matet edhe me humbje, vetëm qyqarët  dhe servilët nuk e pranojnë humbjen qoftë politike, sportive apo në frontin e betejave dhe të luftërave.

Mirëpo, ti, Lulzim Basha mos i dëgjo piromanët e ndryshëm, të cilët në njërën dorë e mbajnë  eshkën e në tjetrën    flakën për t’i çuar në vllavrasje shqiptarët.  POR , tregohu burrë i mençur dhe, thuaju të të gjithë armiqve të brendshëm dhe të jashtëm, -JO, unë nuk dua gjakderdhje mes  vëllezërve dhe motrave të mia për një karrige të   humbur politike  për shkak të mungesës së  fitoreve politike (2013-2021). Fundja, nuk ke dështuar vetëm ti si kryetar, por e gjithë PD-ja ka një përgjegjësi të tillë për humbjet 8-vejçare politike.

Ndaj, arsyeja të thërret, -Lul,  ik, merre me vete  bravën dhe ruaje si suvenir, historik  për dështimin politik 8-vjeçar në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë (2013-2021). –Fare të mos mbetet merak, pse të kanë shkarkuar, sepse për tetë vjet nuk korrur asnjë fitore politike. Ndaj, nuk ke asnjë arsye që të hidhëroesh dhe t’u shpallësh luftë me brava dhe me  forca mbrojtëse të maskuara policore atyre që të kanë shkarkuar, sepse për 8 vjet të humbura, nuk  ke dëshumar asnjë rezultat politik pozitiv për të marrë pushtetin, por ke ngelur në opozitë! Pra, jo vetëm se deri tani do të duhej të largoheshe nga selia e PD-së, por edhe t’i kërkoje falje publike PD-së për të gjitha  dështimet politike. 

 

Prandaj, Lulzim Basha, nuk duhet të pret 5 janarin 2022, se do të jetë në vonesë,  ngase POPULLI-SOVRANI  do t’ia marrë edhe karrigen, edhe bravat e selisë së PD-së. Ndaj, sugjerohet që  sa më parë, “sa nuk e ka zënë zhegu”,  ta braktis kolltukun, sepse  me SOVRANIN (domethënë shumicën dërrmuese të PD-së)  nuk luftohet , sepse ligjërisht e ka zhveshur nga çdo funksion i deritashëm, që ka pasur në këtë parti politike (2013-2021).

Prandaj, sugjerimi është tejet i thjeshtë, Lul, që tash, duhet t’i ketë liruar t1% gjitha zyrat e PD-së, sepse Selia është pronë  e PD-së jo e Lulzim Bashës, as e Sali Berishës dhe, e  asnjë individi privat qoftë ai deputet, kryeministër, ministër apo president i Shqipërisë. Këtë duhet ta kenë të qartë si delli të të gjithë ata eksponentë që kanë urdhëruar “pushtimin” e zyrave  dhe ndërrimin e bravave të tyre gjoja për ta penguar udhëheqjen e re  legale dhe legjitime të PD-së, të dalë nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm Kombëtar, më 11 dhjetor dhe nga Refrendumi i 18 dhejtorit 2021.

Pra, deriasa Lulzim Basha është shkarkuar nga “4446 delegatë” të Kuvendit të Jashtëzakonshëm Kombëtar legjitim, më 11 dhjetor 2021, si dhe nga anëtarësia-BAZA e PD-së në Referendumin e 18 dhejtorit, ku “43.385” demokratë –shumica dërrmuese ratifikoi përjshtimin e tij nga posti i kryetarit të PD-së, që më 19 dhjetor 2021, ai që nga 19 dhjetori 2021, do të duhej të kishte braktisur edhe selinë e PD-së, sepse de fakto dhe de jure, është i jashtëligjshëm të vazhdojë të hiqet si “kryetar legjitim” i PD-së,  mbase  baza-sovrani i PD-së ia vulosi  karrierën politike në PD., nuk është më kurrfarë kryetari i saj.

Këtë duhet kuptuar drejt  Lulzim Basha, sepse POPULLI është më i fuqishëm sesa ai, dhe, sesa çdo regjim dhe çdo pushtet, pavarësisht nga forca, nga dhuna, nga plaçka dhe nga tirania e tij ndaj shumicës dërrmuese të POPULLIT. Këtë duhet ta kuptojë drejt e shpejt, edhe kryetari aktual Edi Rama, që sa më  parë të japë dorëheqje për keqmenaxhimin e shtetit shqiptar (2013-2021). Ndryshe, do të përballet me fuqinë e Revolucionit të nisur demokratik,  ku drejtuesit e tij po I ofendon dhe anatemon si “kufoma politike”, por nëse nuk dorëheqet   dhe nuk u përgjigjet kërkesave të këtij Rveolucioni demokratik paqësore, atëherë, ekziston rreziku të përfundojë si shumë diktatorë dhe despotë antidemokratë   siç ishin  Idi Amini,  Nikolae Çaushesku, Sadam Husein, Moamer el Gadafi  etj.

Sa më sipër, logjika e shëndoshë politike e thotë, që si Edi Rama, ashtu edhe Lulzim Basha të braktiisn kolltukët e tyre, sa më parë të jetë e mundur, duke u  “përshëndetur”  me zyrat dhe me bravat e tyre, në mënyrë që të mos presin afatin e fundit të kërkesave të Rveolucionit Demokratik e Paqësor, tanimë të nisur në Shqipëri nga PD-ja e Sali Berishës, sepse sipas të gjitha gjasëve, çmimi politik, do të jetë shumë i lartë si për kryeministrin Rama, ashtu edhe për ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".