
Lexoni edhe:
Biden: Putini është një kasap
Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri
Këto ditë ishte dhe vazhdon të mbetet shumë aktuale dhe e zëshme kërkesa e opozitës, kryesisht PDK dhe AAK, drejtuar Qeverisë Kurti, për të lejuar edhe një tërheqje tjetër të re të kursimeve nga Trusti pensional, për qytetarët e Kosovës. Kërkesa e tyre për tërheqje tjetër të kursimeve prej trustit konsideroj se nuk është e sinqertë dhe nuk ka për bazë zbutjen e gjendjes sociale në vend.
Biden: Putini është një kasapLexoni edhe:
Partitë e sotme opozitare janë ato dikur që masivisht e kanë dhunuar e shfrytëzuar paranë publike dhe duke ecur me këtë barrë, s'mund të jenë ndryshe pos asaj që kanë implementuar politika të cilat e kanë sjellë edhe skamjen në këtë vend. Vendi në gjendjen që është, pra të mjerueshme dhe e pa perspektivë, është për shkak të hajnisë dhe korrupsionit enorm që kanë ushtruar partitë që sot janë në opozitë. Vendi duhet të zhvillohet në aspektin ekonomik, ama kjo derivon duke implementuar sundim të drejt dhe paanshëm të legjislacionit aktual, pa e harruar edhe strategjinë progresive për zhvillim. Gjendja e sferës opozitare është e mjerë, dhe çdo lëvizje e tyre në funksion të së mirës së përgjithshme, është jo e besueshme dhe e pa sinqertë, ato përmes kësaj logjike po përpiqen t'i ikin identifikimit dhe përfaqësimit destruktiv të tyre dhe të kalojnë në domenin pozitivë, aty ku vjen në shprehje mirëqenia sociale dhe jetesa në një stabilitet të fuqishëm ligjor. Vendi tashmë ka qeverinë plebeshitare, qeverinë më të mirë dhe progresive, e cila tërë mandatin e saj e ka të orientuar në zhvillim dhe shtet ndërtim, ku qytetarin ka fokus fondamental, mirëpo lëvizjet pozitive, rehabilitimi dhe rindërtimi i asaj që është shkatërruar për dy dekada nuk mundë të ndodhë brenda pak muajsh, brenda një viti, ajo riparohet dhe ndërtohet në baza të qëndrueshme sigurt por pak sa ngadalë, hap pas hapi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".