
Lexoni edhe:
Shumë më shpejt të fillojnë proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale të Hagës për krime lufte
Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci
Spektri politik para faktorit ndërkombëtare po sillen sikur të ishin njerëzit dhe liderët politik më të mençur. Kjo është egoja e tyre e sëmurë, sepse në realitet për ballafaqimet në rifillimin e dialogut me Serbinë po shihet që nuk janë të bashkuar sepse dikush nga ky proces është duke u frikësuar.
Shumë më shpejt të fillojnë proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale të Hagës për krime lufteLexoni edhe:
Edhe pse dialogu me Serbinë ishte një hap i gabueshëm që kur ka filluar dhe ka mbetur proces në zvarritje për të vazhduar, ai është një obligim nga i cili nuk mundë të largohemi. Interesi nacional do të ishte që për këtë sfide politike të ishte e bashkuar, për t'ia filluar dhe finalizuar eventualisht edhe këtë proces për shkak të presionit ndërkombëtar. Kjo çështje duhet tani të vazhdohet tani deshëm apo nuk deshëm. Me rëndësi është përgatitja e mirë dhe vendosja e pikave dhe vijave të kuqe nga të cilat nuk do të ketë devijim për kompromis. Mos ta harrojmë faktin që ideja për dialogun me Serbinë është e hershme dhe ka qenë procesi i filluar dhe drejtuar nga ish-Kryeministrit Thaçi gjatë viteve 2013-2014 kur është formuar koalicioni P.L.A.N (PDK-LDK-AAK dhe Nisma) duke pasur mbrapa tyre edhe disa parti të vogla dhe parti të minoriteteve.
Prandaj Albin Kurti duhet ta merr seriozisht kërkesën e Quintit e mos të lejon e anashkalon procesin duke luajtur ndonjë lojë të dyfishtë. Dialogu duhet të përfundoj por me asnjë formulë tjetër përveç se me njohje reciproke të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë. Nëse Serbia vazhdon me lojërat e tyre duke e përsëritur atë qëndrimin se nuk do e njohin Pavarësinë e Kosovës, atëherë duhet të kërkohet nga Quinti dhe BE-ja që ky dialog të ndërpritet urgjentisht dhe përfundimisht, sepse që nga viti 2014 kur Kosova ka filluar të bëj dialog me Serbinë, më shume ka pasur humbje se sa ndonjë sukses në këtë proces.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".