Shpallja e personave " non-grata" nga politika, ekonomia e fusha të tjera ndihmë e madhe për pastrimin e shtetit nga krimi

Shpallja e personave
Shpallja e personave

Muhamet Kelmendi

  • 16 August 2022 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

SHBA dhe Anglia kanë prova dhe i njohin veprimet kriminale në shtetet e Ballkanit. Është shumë mirë që kështu të veprohet në vazhdimësi. Republika e Kosovës duhet të spastrohet nge elementët që e dëmtojnë në politikë, në fushën ekomomike dhe në fushën juridike të drejtësisë. Shteti ka të ardhme vetëm kur i lufton të dyshuarit dhe kriminelët.

-Shpallja e politikave dhe të oligarkëve nga ana e demokracive perëndimore për persona “non- grata” nuk është mjet me karakter obligues, por megjithatë ajo shpallje ndihmon shtetet që të ecin në rrugën demokratike të atij vendi. SHBA dhe Anglia kanë shpallur politikanë dhe oligarkë të vendeve të ndryshme, duke përfshi edhe vendet e Ballkanit, në persona " non-grata", por ajo nuk ka ndikuar që të kapen këta persona që gjenden në listën e zezë "non-grata". Vendimet e tilla vetëm kanë ndihmuar dhe ndihmojnë vendet me demokraci të brishtë që ti hetojnë me lehtë elementët e tillë dhe ndoshta edhe ti arrestojnë dhe dënojnë.

SHBA dhe Anglia janë ndihmesë e madhe e shtetit të Kosovës. Ata kontribuan në ndërtimin e shtetit të Kosovës në çdo fushë. Tash po ndihmojnë në fushën juridike dhe të sistemit gjyqësor e prokurorial. Janë shpallur në persona non -grata "edhe element nga fusha ekonomike, sociale dhe sigurisë, si edhe kontrabandistët e ndryshëm. E keqja është se subjektet fizike të shpallur " non-grata" nuk janë kapur ende nga drejtësia dhe asnjë nuk është i arrestuar apo dënuar. E të tilla subjekte tash të dyshimtë për kriminalitet ka me bollëk në Kosovë dhe kudo në shtetet e Ballkani. Mirëpo, pavarësisht kësaj, shpallja "non -grata" e ndihmon vendin, duke ju treguar organeve vendore se ku është krimi dhe cilat subjekte duhet të hetohen.

Me atë vendim njihen gjithashtu edhe nga qytetarët dhe vendi ka mundësi për ti hetuar dhe ndoshta edhe për ti arrestuar e dënuar. SHBA dhe Anglia kanë prova dhe i njohin veprimet kriminale në shtetet e Ballkanit. Është shumë mirë që kështu të veprohet në vazhdimësi. Republika e Kosovës duhet të spastrohet nge elementët që e dëmtojnë në politikë, në fushën ekomomike dhe në fushën juridike të drejtësisë. Shteti ka të ardhme vetëm kur i lufton të dyshuarit dhe kriminelët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".