Greva në drejtësi e telekomanduar nga politika antikosovare e shërbimeve sekrete të Serbisë

Greva në drejtësi e telekomanduar nga politika antikosovare e shërbimeve sekrete të Serbisë

Gani Qarri

  • 28 August 2022 - 17:27

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Grevë e cila, nëse nuk u inskenua për ti dhënë mbështetje Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit, mjerisht nuk mund ta kuptojë askush në vend, se pse u dashka dhe për çfarë arsyesh mundë të ankohen prokurorët dhe gjyqtarët pagat e të cilëve janë të garantuara dhe përveçse shpërblehen deri në kufirin maksimal prej 3000 euro në muaj, askush në rajon nuk i ka kushtet as pagat e tyre!?

-Grevat dhe protestat në këto momente të tensionuara e delikate dhe aspak optimale politike me Serbinë, jo vetëm që nuk janë vullnet i shumicës së mësimdhënësve në vend, por nuk është koha as momenti i duhur, për veprime të tilla antishtetërore, ku më së tepërmi po dëmtohen nxënësit, të cilët pas dy viteve të rënda të kaluara me pandemi nuk e kanë merituar një trajtim kaq të padenjë nga mësuesit e tyre.

Në fakt 1 shtatori do duhej të ishte dita kur do të niste procesi normal mësimor dhe nxënësit e mësuesit me gëzim, ta fillonin betejën e diturisë, ndaj siç është tradhti e hapur antishtetërore e antikombëtare dhe me pasoja të rënda e të paparashikueshme jo vetëm për nxënësit por edhe për sigurinë e vendit dhe të ardhmen e shqiptarëve në këto troje edhe solidariteti dhe mbështetja e kësaj greve të dyshimtë, nga persona, grupe dhe parti të inkriminuara opozitare, është po aq tradhti dhe kolaboracionizëm i paprecedent me Serbinë.

Akt shumë i rrezikshëm, që në këto ditë të përballjes së Davidit me Goliatin, i vije hapur në ndihmë Serbisë fashiste dhe ofron qëllimisht mbështetje Aleksandër Vuçiqit, një kooketim meskin, që lidhet drejtpërsëdrejti dhe ndërvepron publikisht si kolonë e 5-të e Serbisë në Kosovë, me veprimet më armiqësore aktuale të qeverisë serbe dhe ministrave të saj më antishqiptar e ultranacionalist serb, kundër shtetit të brishtë të Kosovës.

Grevë e cila, nëse nuk u inskenua për ti dhënë mbështetje Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit, mjerisht nuk mund ta kuptojë askush në vend, se pse u dashka dhe për çfarë arsyesh mundë të ankohen prokurorët dhe gjyqtarët pagat e të cilëve janë të garantuara dhe përveçse shpërblehen deri në kufirin maksimal prej 3000 euro në muaj, askush në rajon nuk i ka kushtet as pagat e tyre!?

Në cilindo vend të botës, në momente dhe raste të tilla alarmante, siç ndodhet aktualisht Kosova në përballje me Serbinë, tanimë kur kanë mbetur vetëm edhe 3-4 ditë deri te aplikimi i reciprocitetit dhe largimi i targave ilegale të Serbisë nga Kosova, asnjë person, grup apo organizatë, nuk do të ngrihej njëkohësisht me bandat serbe në veri dhe veprimet armiqësore e provokatore të Aleksandër Vuçiqit në Beograd, për t`ia vështirësuar veprimet dhe përkeqësuar qëndrueshmërinë vendit të vet, edhe më tepër, në ditët dhe orët e numëruara, për zbatimin e zorshëm të vendimeve të mëdha dhe me rëndësi jetike, të cilat mund të jenë vendimtare për popullin dhe shtetin e Kosovës.

Prandaj, kjo grevë tepër e dyshimtë, jo vetëm që nuk është e arsyeshme, por është edhe antishtetërore e antikombëtare, që vije si veprim i paramenduar mirë dhe i vendosur qëllimshëm, në shërbim të drejtpërdrejtë të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit. Sindikata që tek qytetarët e Kosovës kanë krijuar aq huti dhe kaos politik, sa që po bëhet gjithnjë e më vështirë të kuptohet realisht, se a janë ato të Kosovës, apo filiale logjistike të "Brigadës" së Millan Radojçiqit, të porositura nga ai dhe Vuçiqi që njëkohshëm me bandat kriminale serbe në veri, "BSP" ti ngritin edhe shqiptarët e dëgjueshëm në jug të Ibrit, për veprime të përbashkëta kundër shtetit të Kosovës, në sinkron të plotë me porositë e Vuçiqit në Serbi.

Një grevë komplet antishtetërore, shumë e paarsyeshme,fort e dyshimtë dhe tërësisht manipulative, të cilës i janë bashkuar edhe më "pa"-punëtorët e këtij vendi, si ata të sistemit të kapur të drejtësisë duke bërë grevë edhe ata, tash e dy ditë, pikërisht në kulmin e acarimit të gjendjes me Serbinë dhe gjetur luksin që mu në këto momente të rënda, të kërkojnë kushte e paga edhe më të mira, kushtet dhe pagat e të cilëve, përkundër mospunës së tyre permanente, jo vetëm në Kosovë, por as në rajon, nuk i ka kush më të mira! Akt që jo vetëm se nuk është vullnet i shumicës, por përveç daljes publike, në mbështetje të Serbisë fashiste, nuk mund ta kuptojë kush, se për çfarë arsyesh kanë fytyrë të ankohen prokurorët dhe gjyqtarët e kapur e të korruptuar, pagat e të cilëve janë të garantuara dhe shpërblehen deri në kufirin maksimal prej 3000 euro në muaj,madje përveç pagave hiper-të larta, përkundër mos punës, e mos efikasitetit total në detyrë dhe zvarritjeve të pafund të zgjidhjes së lëndëve në gjykata, nuk adresohet asnjë përgjegjësi disiplinore as materiale kundër tyre, e të mos flasim për rastet korruptive penale, të cilat mjerisht anashkalohen, duke krijuar heshtje të orkestruar me fund amnistimin!

Prandaj Ministria e Drejtësisë, duke pasur parasysh të gjitha këto çoroditje të papara në vend as rajon, me qenë se nuk e ka ndryshuar deri më tani, që po dëshmohet katërçipërisht se ishte gabim shumë i madh, të paktën tani duhet të vihet urgjentisht në veprim, që ta bëjë sa më parë ndryshimin e ligjit për grevat dhe për secilin sektor veç e veç të përcaktohen rregulla të reja me adresim të përgjegjësisë, për të mos lejuar inskenime të tilla antikombëtare edhe në të ardhmen, që për teke të interesave personale, politike, elektorale e puro kriminale të bllokohet jeta dhe funksionimi i dikastereve institucionale e shtetërore në vend, vetëm pse këtë e dëshiruaka Serbia.

I ashtuquajturi "Bashkimi i Sindikatave të Pavarura" me veprimet e kamufluara për paga, qëllimisht po vihet drejtpërsëdrejti në mbështetje të veprimeve të Serbisë, në mënyrë që krahas barrikadimeve e kërcënimeve të bandave serbe në veri, atë që nuk po arrin ta bëjë vet Serbia në jug të Ibrit, ta realizojë kolona saj e pestë,"BSP", në emër të kërkesave për paga e kushte të punës, që edhe vet e din, se janë totalisht të paarsyeshme dhe tërësisht të pa përballueshme për shtetin e vogël të Kosovës. Kështu që, organet përkatëse të shtetit, duhet të marrin mësim nga këto inskenime bizare dhe hetojnë deri në detaje veprimet e të ashtuquajturave "BSP", në mënyrë që prokuroria e gjyqësia e reformuar, të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për spastrimin dhe vendosjen e shërbëtorëve dhe bashkëpunëtorëve besnik të Serbisë fashiste, para drejtësisë së Republikës së Kosovës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".