Asociacioni i Komunave me shumicë serbe i cili do të kishte flamurin e vetë, parlamentin, kryesinë dhe kryetarin është krijesë e rrezikshme, shtet brenda shtetit të Kosovës

Dr. Hysni Aliu

  • 12 January 2023 - 07:36

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Ne si njerëz që e duam Kosovën si shtet, duke njohur kulturën gllabëruese të Serbisë, besojmë që një asociacion i formuar me komuna me shumicë serbe, i cili do të kishte parlamentin, kryesinë, kryetaren, flamurin, etj..etj, do ta sfidonte Kosovën gjatë tërë kohës, duke miratuar ligje e duke marr vendime që ata do i interpretonin si të ligjshme dhe Kosova do të detyrohej që tërë kohën të merret me to dhe ti dërgoj në gjykatë kushtetuese, ku do të hidheshin poshtë, gjë e cila do të qonte tek protestat e provokimet e serbëve e Serbisë që pastaj do të nxisnin bashkësinë ndërkombëtare, që ashtu siç bënë tani disa prej tyre të thonë sërish që hajde se këto shqetësime janë të ligjshme dhe kjo shkallë autonomie duhet të ngritët dhe kështu do të shkonte deri në pafundësi, deri në shpartallimin e shtetit të Kosovës apo ndonjë konflikti Kosovë-Serbi.

Vizita e nivelit të lartë nga Departamenti i Shtetit dhe i të deleguarve amerikan, të BE-së, atyre gjerman, francez dhe britanik, në Kosovë, janë tepër të rëndësishme.

Kosova po hyn në fazën e një rreziku masimal, zona e kuqe, në raport me mundësinë e tragjedive të mundshme që mundet me i shkaktua Serbia në veri e jug të Kosovë si kurthe për të penguar çuarjen përpara të planit franko gjerman/ BE.

Është shumë e qartë që BE, SHBA dhe NATO, e kanë vendosur që çështja e Kosovës dhe rrumbullakësimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar ta shtyjnë përpara.

Edhe në Kosovë kjo çështje është e qartë, dhe e vetmja që nuk i konvenon ky proces është Serbia me Rusinë sepse janë në një gjendje të vështirë, duke luftuar kundër tërë botës demokratike, andaj sabotazhet pritet të vijnë po nga këto dy vende.

Mua edhe më tutje më shqetëson fakti që BE dhe SHBA-të nuk kanë plotësisht të njëjtën linjë në raport me Serbinë, por në të njëjtën kohë as qeveria, z. Kurti dhe opozita ( në fakt) inegzistente kosovare. Këto dy divergjenca në këto dy pole, Serbia do të mundohet ti shfrytëzoj maksimalisht.

Unë shpresoj shumë që delegacioni i departamentit të shtetit të SHBA-ve, të mos sillet sikurse zotëri Eskobar herën e fundit, duke dhënë urdhra që udhëhiqeshin nga emocionet e jo nga një mendje e shëndoshë e një diplomati, sepse ashtu vetëm sa do e bëjnë të pamundshëm shtyrjen përpara të planit franko gjerman, sa të jetë në pushtet kjo qeveri.

Unë kam shkruar në një shkrim timin më herët se përse asociacioni është problematik, dhe kam thënë që kjo ndërlidhet me qasjen armiqësore dhe okupuese të Serbisë në Ballkan dhe me mentalitetin që kanë si Rusia si Serbia në raport me fqinjët" aty ku është një serb aty është serbi apo Rusi" , pra kjo është problematika që e ka bërë deri më tani dhe ende po e bënë asociacionin si të pa pranueshëm edhe nëse ai do të ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Ne si njerëz që e duam Kosovën si shtet, duke njohur kulturën gllabëruese të Serbisë, besojmë që një asociacion i formuar me komuna me shumicë serbe, i cili do të kishte parlamentin, kryesinë, kryetaren, flamurin, etj..etj, do ta sfidonte Kosovën gjatë tërë kohës, duke miratuar ligje e duke marr vendime që ata do i interpretonin si të ligjshme dhe Kosova do të detyrohej që tërë kohën të merret me to dhe ti dërgoj në gjykatë kushtetuese, ku do të hidheshin poshtë, gjë e cila do të qonte tek protestat e provokimet e serbëve e Serbisë që pastaj do të nxisnin bashkësinë ndërkombëtare, që ashtu siç bënë tani disa prej tyre të thonë sërish që hajde se këto shqetësime janë të ligjshme dhe kjo shkallë autonomie duhet të ngritët dhe kështu do të shkonte deri në pafundësi, deri në shpartallimin e shtetit të Kosovës apo ndonjë konflikti Kosovë-Serbi.

Me falni nëse gaboj diku sepse nuk jam jurist, dhe këto gjëra po i shprehi nga një këndvështrim i një njeriu të thjeshtë të cilën përvoja e bën të rryer.

Si rrjedhojë e të gjitha këtyre unë besoj që:

Asociacion nuk duhet të formohet derisa Serbia e Kosova të merren vesh për planin franko gjerman.

Derisa Kosova të merr garancionet që 5 vendet e BE-së mos njohëse do e pranojnë Kosovën dhe,

derisa Kosova të jetë pjesë e OKB-së e NATO-s, gjëra që do të duhej të ishin pjese e asaj pakete finale.

Ajo bashkësi që formohet duhet të ketë 0 mundësi për të shkelur kushtetutën e vendit dhe liritë e shumicës në vend. Kjo do të realizohej duke pas në brendi të asaj krijese, komuna shqiptare ose të deleguar të komunave shqiptare, të cilët do të kishin mundësinë e vetos për çdo vendim që merret në atë bashkësi.

Pastaj aty duhet të jenë edhe përfaqësues nga të gjitha ministrit e qeverisë së Kosovës dhe presidenca, të cilët gjithashtu do të kishin të drejtën e vetos, gjithashtu nga një përfaqësues i partive politike shqiptare të përfaqësuara në parlament që do të kishte të drejtën e vetos, sepse kemi pasur përvojën e hidhur në të kaluarën ku qeveria e pushteti ishin duke e copëtuar Kosovën, andaj s’mund i beson as në të ardhmen tërësisht as qeverisë as parlamentit e as Gjykatës Kushtetuese.

Përveç kësaj vendimet që mundë të prekin interesat e shumicës të ju nënshtrohen edhe filtrit të dytë pra Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Vendimet e rëndësishme për shtetin duhet të ju nënshtrohen edhe 2/3 të parlamentit të Kosovës.

Kjo krijesë nuk guxon të lidhet me asgjë me shtetin e Serbisë, pra e tëra duhet të varet nga raportet në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Edhe vetoja e pakicës serbe në parlamentin e Kosovës për çështje të caktuara, duhet të ketë mundësinë të vlerësohet në gjykatën kushtetuese dhe në një gjykatë ndërkombëtare dhe nëse ajo bazohet në dëshira për ta stopuar shtetin ë Kosovës e jo në shqetësime reale, ajo duhet të hidhet poshtë dhe vendimet e shumicës duhet të hyjnë në fuqi. E dimë stagnimi që u bë me Ushtrinë e Kosovës, pastaj me ligjin për arsim të lartë, e këto ndodhën pikërisht për shkak të vetos serbe mbi Kosovën.

E kemi rastin e veriut të Mitrovicës, ku në ato pjesë shqiptarëve nuk ju jepet asnjë e drejtë për të rindërtua e as për të ndërtuar shtëpitë e veta, ndërsa Serbët e Serbia atje me ta ndërton lagje të tëra e ndërtesa shumëkatëshe duke kolonizuar veriun.

Pra duhet të gjendet mekanizmi që shteti, pra qeveria e Kosovës ti autorizoj punime e kohë të caktuara nëse vërtetohet që në mënyrë të qëllimshme komunat me shumicë serbe po ua pamundësojnë zhvillimin, ndërtimin dhe jetën normale në ato komuna me qëllim spastrimin etnik të atyre komunave.

Pra në të njëjtën mënyrë siq po kërkon Vuçiqi që pa lejen e 4 "Gradonaqallnikave " serb policia, apo FSK mos të shkon në veri, edhe ne si shtet duhet të jemi ata që shqiptarëve që banojnë, në komunat me shumicë Serbe, të mos ju lejohet diskriminimi nga teket e Vuçiqit e këtyre vuqiqave të vogël këtu në Kosovë.

Si e tillë besoj që një krijesë multi etnike do të ishte e pranueshme nëse edhe Serbia e pranon planin franko gjerman, dhe çdo gjë duhet të kushtëzohet me nënshkrimin e Serbisë, e jo të veprohet si me planin e Ahtisarit ku Serbia mori shumë nga ajo që deshi ndërsa në fund u tërhoq së bashku me Rusinë.

Besoj gjithashtu që z. Kurti e sidomos presidentja Osmani, duhet të kërkojnë lejen që trupat e FSK-së të lëvizin në çdo cep të vendit tonë dhe të ndërtojnë bazat e veta, por që për çështjet e mbrojtjes së kufijve kjo ushtri mos të përdoret gjersa KFOR-i të jetë në Kosovë sipas rezolutës të OKB- së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".