
Lexoni edhe:
Pse Telekomi kishte problemeve me rrjet gjatë ditës së djeshme dhe sot në orët e hershme të mëngjesit?
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Pavarësisht se çështja e lëvizjes së lirë të qytetarëve mbi Urën e Ibrit është shndërruar në çështje politike, institucionet e sigurisë në Kosovë nuk duhet që pafundësisht të dështojnë në sigurimin e lëvizjes së lirë te qytetarëve.
Lëvizja e lirë përmes Urës mbi Ibër është shndërruar në çështje politike, edhe pse lëvizja e lirë e qytetarëve në gjithë territorin e Kosovës duhet të jetë e garantuar nga institucionet e sigurisë në Kosovë. Përmes ndërhyrjes e saj, Serbia ka arritur të pamundësoj lëvizjen e lirë të qytetarëve në një pjesë të territorit të Kosovës. Lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës brenda territorit të Kosovës duhet të jetë e garantuar dhe jo të bëhet çështje politike në mes të Kosovës dhe Serbisë. KFOR-i si institucioni më lartë i sigurisë në Kosovë, tani rishtas deklaron se rihapja e Urës mbi Ibër për lëvizje të lirë duhet të zgjidhet përmes dialogut politik. Kjo paraqet dështim të KFOR-it për të siguruar lëvizje të lirë të qytetarëve në gjithë territorin e Kosovës. Pavarësisht se çështja e lëvizjes së lirë të qytetarëve mbi Urën e Ibrit është shndërruar në çështje politike, institucionet e sigurisë në Kosovë nuk duhet që pafundësisht të dështojnë në sigurimin e lëvizjes së lirë te qytetarëve. Institucionet për siguri në Kosovë, përfshi KFOR-in, duhet që të marrin përkrahjen e mbështetësve të pavarësisë së Kosovës që të përmbushin në plotni mandatin që kanë rreth garantimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve në gjithë territorin e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".