Rikthehet Superliga, rinisin “ethet” e futbollit

  • S.A /
  • 12 February 2021 - 11:48
Rikthehet Superliga, rinisin “ethet” e futbollit

Këtë fundjavë do të fillojë stinori pranveror i Superligës së Kosovës në futboll, ndeshjet e xhiros së 19-të do të luhen të shtunën dhe të hënën

Pas pushimit prej afro dy muajsh, këtë fundjavë do të rikthehet Superliga e Kosovës në futboll.

Pas ndeshjeve të Kupës, në vikend do të hapet perdja e stinorit pranveror edhe në kampionat.

Të shtunën do të zhvillohen tri ndeshje, ndërsa të hënën dy të tjera, pasi të dielën do të mbahen zgjedhjet nacionale në Kosovë.

Xhiron e 19-të do ta hapë njëri prej dueleve kryesorë, ai ndërmjet Dritës dhe Llapit.

Kampionia aktuale do të mundohet t’i mbajë të tria pikët në shtëpi, në mënyrë që ta ruajë kryesimin në tabelë.

Nga ana tjetër, edhe llapjanët kanë nevojë për pikë, për t’ju shmangur pjesës së poshtme të tabelës.

(Kosova Sot Online )