Drita mposht skuadrën daneze Randers

  • S.A /
  • 06 February 2023 - 15:25
Drita mposht skuadrën daneze Randers

Drita ka mposhtur skuadrën e Superligës së Danimarkës, Randers me rezultat 2-1.Ishte minuta e 19-të kur Ardit Tahiri realizoi gol për 1-0 pasi kaloi edhe portierin, transmeton "Kosova Sot Online".

Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të Dritës 1-0.

Skuadra daneze barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 75-të.

Por gëzimi i danezëve zgjati vetëm 10 minuta, pasi Drita riktheu sërish epërsinë.

Pas një harkimi nga këndi, qendërmbrojtësi Leonat Vitija realizoi me kokë për 2-1.

Deri në fund Drita mbrojti mirë epërsinë dhe mori fitore të merituar.

Kjo ishte ndeshja e katërt miqësore për Dritën në Antalya dhe fitorja e katërt radhazi.

(Kosova S0t Online )