Vuçiq është duke punuar me direktivat e Putinit

Vuçiq është duke punuar me direktivat e Putinit
Vuçiq është duke punuar me direktivat e Putinit

Skender Mulliqi

  • 30 December 2023 - 16:52

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Serbia jo që nuk është reformuar, por ajo nuk është larguar fare nga ideologjia e formimit të një shteti super të madh që filloj, më Garashaninin , të përhapur përmes ideve të Nikolla Pashiqit, mbretit Aleksandër , te Millosheviqi, Koshtunica ,Tadiqi e tani te Aleksandër Vuqiqi. Kjo është tregues së serbët vuajnë nga nj sëmundje të pa shërueshme kur bëhët fjalë për popujt jo serbe në rajon. Në këtë rrugëtim edhe pse kanë kaluar 30 e më shumë vite nga përfundimi i luftës në ish Jugosllavi, ajo nuk po ndalet duke e kërcënuar Kosovën hapur më luftë. Vuçiqit ju kanë shtuar shpresat edhe me ardhjen në pushtet të Malit të Zi të Millatoviqit dhe çetnikut për kryetar të kuvendit të këtij shteti , Andreja Mandiqit, një pro rus i thekur, i cili edhe u pa në mbarim të fushatës elektorale në Beograd më Vuçiqin. Prandaj, BE dhe Amerika është e qartë së nuk e kanë gjetur zgjidhjen e duhur për Ballkanin Perëndimor, duke biseduar më Vuçiqin.

-Edhe presidenti serb, Vuçiq me të cilën na u “imponua” në një formë apo tjetër të merremi në serinë e shkrimeve , është vazhdimësi e projektit serbomadh. Ai po paraqitet si udhëheqës suprem në rajon, duke promovuar idenë ‘ së shteti serb është mbi të gjitha’.Në krimet e shumta që bëri Serbia në Kosovë në vitin 1998-99, është hisedar edhe ish ministri për informim , Aleksandër Vuçiq. Në atë kohë, por edhe më parë serbët likuiduan fëmijët dhe të rinjët e tyre si në kafiterinë “Panda’ në Peje, për të akuzuar shqiptarët për këtë …!Projekti shovinist ‘ Serbia e Madhe” në thelb konsiston dhe është vazhdimësi e projektit të “Botës Serbe” . Këto projekte fashiste bazohen në luftën e drejtpërdrejtë, vrasjet etnike, dëbimet masovike më pushtime territoriale . Këtë strategji nuk po e ndryshon regjimi i Beogradit , i cili paraprakisht po dëshiron që fqinjët dhe veçmas Kosovën ti dominojë politikisht .

Një koncept i tillë politikë sigurisht së është koncept për luftë. Natyrisht , Mali i Zi, BH e Kosova janë objektiv kryesor i imperializmit dhe fashizmit serb. Serbia jo qe nuk është reformuar, por ajo nuk është larguar fare nga ideologjia e formimit të një shteti super të madh që filloj, më Garashaninin , të përhapur përmes ideve të Nikolla Pashiqit, mbretit Aleksandër , të Millosheviqi, Koshtunica ,Tadiqi e tani të Aleksandër Vuçiqi. Kjo është tregues së serbët vuajnë nga një sëmundje e pa shërueshme kur bëhet fjalë për popujt jo serbe në rajon. Në këtë rrugëtim edhe pse kanë kaluar 30 e më shumë vite nga përfundimi i luftës në ish Jugosllavi, ajo nuk po ndalet duke e kërcënuar Kosovën hapur me luftë. Vuçiqit ju kanë shtuar shpresat më ardhjen në pushtet të Malit të Zi të Millatoviqit dhe çetnikut për kryetar të kuvendit të këtij shteti , Andreja Mandiqit, një pro rus i thekur, i cili edhe u pa në mbarim të fushatës elektorale në Beograd më Vuçiqin.

Prandaj, BE dhe Amerika është e qartë së nuk e kanë gjetur zgjidhjen e duhur për Ballkanin Perëndimor, duke biseduar më Vuçiqin. Beogradi konsiston në shkatërrimin e shtetësisë të Kosovës përmes Asocaicionit famoz, por edhe të Malit të Zi, më motivacion absurd , se në këto vende ka popullatë serbe, dhe se ata duhet të bashkohen në një shtet të vetëm. Presidenti serb është duke punuar më direktivat e Putinit ,së bashku më agjentët e tjerë rus, në Mal të Zi në Bosnje, e në veri të Kosovës .Këta sprovuan që më aktin terrorist në Banjskë të Zveqanit, të instrumentalizojnë minoritetin serb , si prelud për kryengritje të armatosur , për të bërë faktike ndarjen e veriut të Mitrovicës nga Jugu. Mua më duket se ngjarja e terrorizmit serbomadh, po të kishte arritur objektivin e synuar nga Putin dhe Vuçiqi, do të nxiste për terrorizëm shtetëror, edhe të serbëve në Mal të Zi dhe në pjesën e Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë.

Këto skenarë për luftë do të intensifikohen edhe më shumë në vitin 2024 me garniturën e kompletuar të çetnikizmit në pushtetin e ardhshëm të Serbisë. Kur jemi këtu duhet të na kujtohet pretendimi i deputetes britanike dhe kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Kearns, së “armët po kontrabandohen nga Serbia , më autoambulanca në manastiret e KSHP-së në Kosovë. Në të njëjtën kohë, besojmë se lëvizja në fjalë ka qenë e koordinuar me palën ruse, të paktën përmes “Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish” .Prandaj, edhe Perëndimi shumë më seriozisht duhet të këtë qasje ndaj politikave hegjemoniste dhe të çmendura të Vuçiqit me kompaninë e çetnikizmit në pushtet nëse dëshiron të ruaj paqen dhe prosperitetin në Ballkan dhe më gjërë .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".